10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Bashkimi synon përmbysjen ndaj Vëllaznimit për një vend në finale të Kupës

Kupa e Kosovës në basketboll vazhdon sonte me ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales, ku Bashkimi i Prizrenit do të përballet me Vëllaznimin e Gjakovës në një duel vendimtar për finalen e madhe.

Takimi, i cili zhvillohet në palestrën e qytetit në Prizren nga ora 18:30, pritet të jetë mjaft i luftuar, pasi të dyja skuadrat synojnë kualifikimin në finalen e Kupës, ku tashmë pret Trepça.

Në sfidën e parë të luajtur në Gjakovë, Vëllaznimi doli fitues me rezultat 80:71, duke krijuar një avantazh të rëndësishëm për këtë ndeshje. Për të kaluar në finale, Bashkimi duhet të fitojë me të paktën 10 pikë diferencë, ndërsa Vëllaznimi mund të avancojë edhe në rast të një humbjeje deri në tetë pikë diferencë.

Historiku mes këtyre dy skuadrave këtë sezon tregon se Vëllaznimi ka fituar dy nga tre përballjet e fundit, ndërsa Bashkimi synon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve për ta përmbysur rezultatin.

Fituesi i kësaj gjysmëfinaleje do të përballet me Trepçën në finalen e Kupës së Kosovës, në një tjetër sfidë të fortë për trofeun e sezonit./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Një qytet, një derbi, një betejë: Liria – Prizreni sot luhet pa shikues

Derbi i qytetit mes Lirisë dhe Prizrenit zhvillohet sot në kuadër të Ligës së Parë, pa praninë e tifozëve. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Lajmet e Fundit