27.2 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK), ka kërkuar opinion ligjor nga Administrata Tatimore e Kosovës lidhur me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave.

OFK ka mirëpritur opinionin ligjor të ATK-së, që sipas tyre konfirmohet se çmimi i produkteve farmaceutike duhet të jetë vlera e hapur e tregut, por jo më pak se çmimi i kostos së prodhimit dhe shpërndarjes.

Në një njoftim OFK theksoi se ky opinion i ATK-së është një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të transparencës dhe mbrojtjes së interesave të barnatoreve dhe industrisë farmaceutike në Kosovë.

Po ashtu, Oda kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë dhe organet përkatëse të saj të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve për shkak të stokut të tepruar dhe vendimeve të kundërligjshme që ndodhin në këtë proces.

“Oda e Farmacistëve të Kosovës, mirëpret opinion ligjor të ATK-së  me të cilin konfirmohet se çmimi i produktit duhet të jetë vlera e hapur e tregut por jo me pak se çmimi i kostos.

OFK fton edhe njëherë Ministrinë e Shëndetësisë dhe organet vartëse të saj nga ndërmarrja e veprimeve për stokun me të cilat dëmtohen barnatoret në implementimin e vendimeve të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e OFK-së.

OFK shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera të rëndësishme, për të siguruar implementimin e ligjshmërisë së këtij vendimi në teren.

Ndryshe edhe Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës (SHDPFMK) ka reaguar lidhur me vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) për përcaktimin e çmimeve të barnave, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që ky vendim mund të ketë në tregun farmaceutik dhe furnizimin me barna në Kosovë.

Më Shumë

Totaj akuzohet për shpifje dhe dezinformatë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, akuzohet nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” për shpifje dhe dezinformatë. Kjo kompani ka ftuar për të...

Arrestohet një person në Suharekë, postoi foto me armë

Një person në Suharekë ka rënë në prangat e policisë pasi që i njëjti në rrjete sociale kishte postuar foto me armë. Sipas raportit 24...

Lajmet e Fundit