4.7 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Ndarja e shkollave me ndikim edhe në hartën e qendrave të votimit në Prizren

Ndarja e shkollave në dy cikle ka bërë që edhe qendrat e votimit të ndahen në dysh.

Në Prizren ka dy raste të tilla.

Vite më parë nga gjiri i shkollës “Abdyl Frashëri” është themeluar edhe shkolla e mesme e ulët “Hysen Rexhepi”.

 

Njëra ka mbetur në fillim të listës së qendrave të votimit në Prizren, derisa e dyta tani është e fundit në listë.

Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” ka mbajtur numrin 2002, derisa shkolla e mesme e ulët “Hysen Rexhepi” në këto zgjedhje është emërtuar si qendra e votimit 2075.

Në QV 2002 përkatësisht në shkollën “Abdyl Frashëri” sipas KQZ-së mund të votojnë 6,575 votues. Ndërkaq në QV 2075 respektivisht në shkollën “Hysen Rexhepi” mund  të votojnë 5,542 votues.

Duke qenë në fund të listës edhe materiali i ndjeshëm zgjedhor për QV 2075 sipas menaxheres, Lumnije Rakaj ka ardhur me vonesë dhe ka bërë që procesi i votimit të nis me vonesë prej 30 minutash.

Megjithatë aktualisht votuesit po e ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare me një intensitet më të shtuar sesa në orët e mëngjesit në të dyja shkollat që gjenden në një oborr.

Ngjashëm nga gjiri i shkollës “Lekë Dukagjini”, vite më parë është themeluar edhe shkolla e mesme e ulët “Gani Saramati”.

Procesi zgjedhor po zhvillohet edhe në shkollën “Lekë Dukagjini” me 6,598 votues dhe shkolla “Gani Saramati” me 6,566 votues, të cilat figurojnë si QV 2008 dhe QV 2009. /Telegrafi/

Më Shumë

Ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka dhënë sot betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haskuka...

Aksident në Landovicë të Prizrenit, nuk dihet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Landovicë të Prizrenit, njofton Klankosova.tv. Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosovat.tv, i përfshirë në aksident shihet një automjet i...

Lajmet e Fundit