6.3 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Posta e Kosovës lanson pullë postare në 80-të vjetorin e gazetës “Rilindja”

sharethis sharing buttonPosta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, në nderim të 80-vjetorit të gazetës “Rilindja”, në qarkullim postar vë emisionin e ri të pullave postare.

Ky emision i pullës postare rendit kontributin e gazetarëve, redaktorëve dhe gjithë punonjësve të medies së parë të shkruar në Kosovë “Rilindja”, që nga botimi i numrit të parë të gazetës, më 12 shkurt 1945.

 

Botimi i numrit të parë të gazetës kërkonte shumë përkushtim dhe punë, megjithatë falë angazhimit të madh të punonjësve, u arrit që shkronjat e gjuhës shqipe të punoheshin manualisht, në mënyrë që gazeta “Rilindja” të ishte në duar të lexuesve nga 12 shkurti i vitit 1945.

Kontributi i gazetës “Rilindja” nuk kufizohet vetëm në fushën e informacionit, pasi që nga viti 1946, bëhet bartëse e aksioneve të shumta për zhdukjen e analfabetizmit dhe të fushatave për arsimimin e gruas. Me bartjen e shtypshkronjës në Prishtinë në vitin 1958, rritet edhe numri i botimeve, kur gradualisht “Rilindja” shndërrohet në gazetë ditore.

Në periudhën e territ informativ të vitit ’90, si rezultat i masave të dhunshme, më 8 gusht 1990 u ndalua publikimi i gazetës “Rilindja”. Megjithatë, më 18 janar 1991, punonjësit e uzurpuar arritën që të vazhdojnë informimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar përmes përdorimit të emërtimit të gazetës “Bujku”.

 

Kontributi i jashtëzakonshëm i të gjithë gazetarëve, redaktorëve dhe punonjësve entuziast për tejkalimin e sfidave në mënyrë që gazeta “Rilindja” të arrijë në duart e lexuesve, ka qenë dhe mbetet vlerë e paçmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar, si dhe të promovimit të vlerave të lirisë e demokracisë.

Ky shënim jubilar le të shërbejë për të reflektuar mbi rolin dhe ndikimin e gazetës “Rilindja”, si forcë, motivim dhe shtysë për të vijuar misionin e saj fisnik në të ardhmen.

Marketing

Kliko linkun:Facebook

 

Më Shumë

Ankohet Ismet Munishi: “Istogu ish shndërru në Kandahar, kurrë s’kam pa diçka të tillë”

Gjatë ditës së sotme, Liria e Ismet Munishit ishte mysafire e Istogut në Ligën e Parë. Ndeshja u luajt në kuadër të xhiros së 26-të...

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Lajmet e Fundit