Egli i ulet në gjunjë Gjestit: Më fal

Ditën e sotme Gjesti dhe Egli kanë pasur një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit duke marrë shkas nga situatat e ndodhura së fundmi pas hapjes së ‘valixhes së tundimeve’.

Një një moment gjatë debatit, Egli u ul në gjunjë duke i thënë më fal se jam unë e keqe dhe ti i mirë.

Pjesë nga debati:

Gjesti: O vëlla ndalo, mos më hajde kështu mbrapa se po më luan.

Egli: Ty të paska lënduar që unë kam menduar që ti të flesh rehat.

Gjesti: Natën e mirë!

Egli: Ti qenke lënduar jashtë mase.

Gjesti: Po ta respektoj. Të kam thënë po ta respektoj.

Egli: Çfarë ke respektuar ti more.

Gjesti: Kur të them nuk dua të flej, dua të fle tjetërkund mos më thuaj fle në tokë.

Egli: Jam shumë e keqe, je shumë i mirë. U kry çdo sen. Më fal, më fal, më fal! Mos hajde të flasësh më me mua. Po të them më fal, po të kërkoj falje, t’u ula në gjunjë më fal që të kam ardhur dhe të kam thënë hajde fli tek kolltuku.

Gjesti: Shpirtin këtu ma ke sjellë…

Më Shumë

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit