13.6 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Aksion për pastrimin e deponisë ilegale mes lagjeve “Tusus” dhe “Bajram Curri” në Prizren

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ndërmarrë një aksion të menjëhershëm për pastrimin e një deponie ilegale të mbeturinave mes lagjeve Tusus dhe Bajram Curri në Prizren.

Sipas njoftimit të komunës, ekipet e angazhuara janë duke përdorur makineri të rënda dhe mjete të specializuara për të larguar mbeturinat e hedhura në mënyrë të pakontrolluar. “Po punojmë intensivisht për ta rikthyer pastërtinë dhe për ta eliminuar ndotjen e shkaktuar nga kjo deponi ilegale”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prizrenit ka apeluar tek qytetarët që të ndalojnë hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit. “Çdo ndotje e tillë jo vetëm që dëmton pamjen e qytetit, por edhe rrezikon shëndetin publik dhe biodiversitetin natyror. Së bashku mund ta mbajmë Prizrenin të pastër!”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit