17.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Gjethe t’harrueme vjeshte

Enver Sulaj

N’ma t’mirën faqe të letrës
Gërrithat e fjalës notojnë mbi kujtime vjeshtake
E sa herë shkeli mbi gjethe t’harrueme
Më vjen zani yt si za fyelli
Si erë e thirrje e frikshme
netve të lidhuna me litar.

Nuk e di pse marrzinat më bajnë me qa
Tue kërkue si dikur me ngrehë zhag biçikletën e prishun
E hundëve pluhni s’mle me shijue aromën e luleve
të këputuna tinëz ballkoneve të zojave të randa.

Sa e bukur asht jeta kur e do marrëzisht
Tue shpue gishtat me therrat e ngjituna kambëve
Për me pa nga vrimat e gardhit fijet e dritës
Që vijnë nga lugina e lumit të egërsuem.

Në ato brigje flenë kandshëm zajet
Dhe psherëtimat e peshkatarëve
tue mbajtun me zor në dorë ngjalën
që butësisht rrëshqet në botën e ujit pafund.

2021

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e...

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Lajmet e Fundit