Prizren/ Policia paralajmëron qytetarët: Mos bini pre e mashtrimeve me SMS

Policia e Kosovës ka paralajmëruar qytetarët për një rritje të rasteve të mashtrimeve përmes mesazheve telefonike (SMS).

Sipas raportimeve, qytetarët po marrin mesazhe me linke të dyshimta, të cilat mund t’u japin mashtruesve qasje në llogaritë bankare dhe të dhëna personale, duke u shkaktuar humbje financiare.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Kujdes nga mashtrimi nëpërmjet SMS-ve

Prizren, 25 Shkurt 2025

Jemi duke vërejtur një rritje të ankesave të qytetarëve për raste të mashtrimeve përmes mesazheve telefonike (SMS), ku qytetarët pranojnë mesazhe që përmbajnë linke të dyshimta. Duke klikuar në këto linke, mashtruesit mund të fitojnë qasje në llogaritë bankare të qytetarëve ose në të dhëna tjera personale, me ç’rast nga llogaritë bankare në mënyrë të paligjshme të dyshuarit përfitojnë të holla.

Për t’i mbrojtur qytetarët nga mashtrime të tilla, bëjmë thirrje dhe apel që të merren parasysh këshillat e mëposhtme:

– Mos klikoni asnjë link të dyshuar që e pranoni përmes mesazheve (SMS) telefonike.
– Mos jepni të dhënat tuaja personale si fjalëkalime apo informacione bankare përmes faqeve të panjohura.
– Verifikoni çdo mesazh të dyshimtë duke kontaktuar drejtpërdrejt institucionin ose kompaninë që pretendohet se ju ka dërguar mesazhin.
– Raportoni rastin tek autoritetet përkatëse ose te banka juaj nëse keni dhënë informacione të ndjeshme, në mënyrë që të bllokohet transferimi i të hollave.

Nëse keni dyshime ose keni rënë viktimë e një mashtrimi të tillë, ju lutem kontaktoni menjëherë autoritetet përkatëse policore.

Për sigurinë tuaj, tregohuni të kujdesshëm dhe mos bini pre e mashtrimeve.

(Bashkangjitur, Policia ka publikuar një shembull të një mesazhi mashtrues që po qarkullon. Mos e hapni!)

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit