8.1 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Mori 15 mijë vota, Xhavit Ukaj i LDK-së falënderon votuesit për mbështetje

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Xhavit Ukaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme që mori nga qytetarët gjatë zgjedhjeve të fundit, ku arriti të sigurojë 15,000 vota.

“Përgjegjësia që kam ndaj 15,000 votuesve që më besuan është e madhe dhe më shtyn të angazhohem më shumë për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Fakti që më keni votuar është një shenjë e fortë besimi ndaj punës dhe angazhimit tim”, tha Ukaj.

Ai falënderoi veçanërisht qytetarët e Prizrenit, të cilët e renditën si kandidatin më të votuar në këtë rajon. “Ky besim nga qytetarët e Prizrenit është një motivim i madh për të vazhduar të punoj për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e qytetit tonë”, tha Ukaj.

Kandidati nga LDK gjithashtu falënderoi qytetarët e Dragashit, Rahovecit, Lipjanit, Suharekës, Gjakovës, si dhe mërgatën që kontribuoi me mbështetje në këtë proces zgjedhor.

“Votat tuaja janë një dëshmi e forcës dhe bashkimit tonë si popull. Besimi që keni ndaj meje është i paçmueshëm dhe do të vazhdoj të punoj për ta justifikuar atë”.

Ndërkohë, ai theksoi se, edhe pse rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai i dëshiruar, LDK ka arritur të rikthejë më shumë se 70,000 votues, një shenjë e fuqishme e besimit të qytetarëve në këtë parti.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë pa ndalur për realizimin e objektivave tona, për të sjellë ndryshimin që Kosova e meriton”, premton Ukaj.

Më Shumë

Superduel në basketboll: Ylli dhe Bashkimi matin forcat sonte

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me ndeshje të forta, ku sonte në Suharekë përballen dy skuadra rivale, Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi,...

Mozzik godet me “Diss”, kënga me tekst kontrovers që po trazon publikun

Mozzik ka bërë lëmsh rrjetin me publikimin e këngës së tij më të fundit, “Diss”, e cila vjen me një tekst kontrovers dhe befasues,...

Lajmet e Fundit