Trepça fiton në dramën ndaj Junior 06 në Prizren

Trepça shënoi fitoren e dytë këtë edicion. Mitrovicaset fituan ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 59:60 (17:21, 16:9, 14:19, 12:11).

Takimi ishte i vlefshëm për javën e 17-të të Superliga Femrat.

Ndeshja ka qenë me kthesa gjatë gjithë kohës, derisa në fund ‘Xehetaret’ ishin më të vëmendshme për të fituar me vetëm një pikë dallim.

Në çerekun e parë, mysafiret për një nuancë ishin më të mira, 17:21, derisa vendaset u kundërpërgjigjën në periudhën e dytë, 16:9, për të shkuar në pushim me rezultat 33:30. Skuadra nga Mitrovica nuk u dorëzua dhe fitoi periodën e tretë, 14:19, derisa në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë me shumë rikthime.

Vivian Woo e Trepçës, shënoi katër pikët e fundit dhe vendimtare, derisa ndeshja përfundoi 59:60.
Ajo e mbylli ndeshjen me 33 pikë e 13 kërcime, kurse te Junior 06, më e dalluara ishte Abigail Ogle me 19 pikë e 11 kërcime.

Junior 06 Moni Bau ka pesë fitore e 12 humbje, ndërsa Trepça dy fitore e 15 humbje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit