16.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Kurti mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga shoqata ESNAF në Prizren

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në iftarin tradicional të shtruar nga shoqata ESNAF në Komunën e Prizrenit.

Ai theksoi rëndësinë e muajit të Ramazanit, duke theksuar vlerat shpirtërore dhe solidaritetin ndërmjet qytetarëve.DSS+-

“Në muajin e shenjtë të Ramazanit i theksojmë vlerat shpirtërore, e shtojmë solidaritetin me njëri-tjetrin dhe me besimin në zemër afirmojmë bashkësinë, dashurinë dhe bereqetin,” tha Kurti.

Kryeministri Kurti foli edhe për shoqatën ESNAF, e cila, sipas tij, ka vendosur një traditë shembullore të bashkëpunimit ndërmjet zejtarëve dhe biznesmenëve. Ai shtoi se shoqata ka hyrë në dekadën e katërt të funksionimit dhe përmendi investimin prej 378 mijë eurosh për ndërtimin e objektit të ri të selisë së shoqatës.

Në fund, Kurti shprehu mbështetje për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe përkrahje për krijimin e një zone industriale në Prizren.

“Jemi të interesuar, të nderuar biznesmenë tregtarë, zejtarë, t’ju ndihmojmë sa më shumë në bizneset e juaja, sepse ju e keni barrën më të madhe të punësimit, të rinisë edhe të popullsisë në përgjithësi”, theksoi ai.

Kurti u dëshiroi besimtarëve një agjërim të lehtë dhe shprehu dëshirën për paqe dhe mbarësi.

 

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

Policia mban ligjëratë në Fakultetin Juridik në Prizren

Sot, më datë 06.05.2026, me ftesë të Prof. Dr. Kadri Kryeziut, Drejtori Rajonal i Policisë, kolonel Faton Alija, së bashku me zëdhënësin rajonal të...

Lajmet e Fundit