Osmani: Tërrnja – plagë e pashuar, kujtim i përjetshëm

Përvjetorin e 26-të të masakrës në Tërnje të Therandës,e ka përkujtuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke u shprehur se Tërrnja është plagë e hapur, është kujtesë e përjetshme e sakrificës sonë për liri dhe një betim për të mos harruar kurrë ata që dhanë gjithçka për atdheun.

“Në orët e hershme të mëngjesit të 25 marsit të vitit 1999, forcat gjenocidale paramilitare serbe hynë në fshatin Tërrnje të Suharekës dhe masakruan 46 martirë, ndër të cilët gra, pleq e fëmijë. Disa prej viktimave ishin banorë të fshatit, e të tjerët ishin mysafirë nga fshatrat Studençan dhe Randobravë, të cilët kishin kërkuar strehë tek familjet e Tërrnjes”, ka shkruar Osmani.

Ajo po ashtu kujtoj se tetë banorë ende janë në mesin e të zhdukurve me dhunë.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit