Haradinaj bën homazhe në memorialin e masakrës së Krushës së Madhe dhe të Vogël

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në memorialin e masakrës së Krushës së Madhe dhe të Vogël.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se në këtë përvjetor të masakrës, ndanë dhimbjen me familjarët që humbën më të dashurit e tyre, një dhimbje që nuk shteret me kohën, por mbetet e gjallë në kujtesën kolektive.

Ndër tjera, ai ka kujtuar edhe të rënët e familjes Berisha nga Suhareka, dhe të rënët 23 vëllezër dhe motra në Landovicë të Prizrenit.

“Në fund të marsit 1999, Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël u bënë dëshmitare të një prej akteve më të tmerrshme të shtetit serb.  Ato ditë marsi, regjimi gjenocidal kreu një nga krimet më monstruoze dhe të planifikuara, duke ekzekutuar pa mëshirë 350 gra, pleq, fëmijë dhe të rinj të pafajshëm. Në këtë përvjetor, ndamë dhimbjen me familjarët që humbën më të dashurit e tyre, një dhimbje që nuk shteret me kohën, por mbetet e gjallë në kujtesën tonë kolektive”.

“Kujtojmë sot me dhembje dhe nderim 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të cilët u ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe. Nga fëmijët e vegjël deri te gjyshërit, një familje e tërë u përball me një akt barbarie të papërshkrueshëm, një krim që tronditi ndërgjegjen njerëzore”.

“Të njëjtin terror e përjetuan edhe 23 vëllezër e motra tona nga Landovica e Prizrenit dhe fshatrat përreth. Fëmijë e të moshuar u ekzekutuan pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejtën e tyre. Masakrat anembanë Kosovës janë dëshmi e sakrificës së popullit tonë për liri. Ne nuk harrojmë dhe nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për këto krime!”, ka thënë Haradinaj.

Më Shumë

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Lajmet e Fundit