12 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Ora ndryshoi, akrepat lëvizin një orë përpara

Sot ora ndryshoi, duke sjellë kështu orën verore, duke lëvizur akrepat e orëve tona një orë përpara. Konkretisht, kur ora tregoi 2:00 i çojmë akrepat e orës për të treguar 3:00.

Në Bashkimin Evropian ende nuk ka marrëveshje për t`i dhënë fund ndryshimeve sezonale të orës, megjithëse një propozim për këtë çështje ekziston prej shtatë vitesh.

Ndërsa Parlamenti Evropian ka votuar për t’i dhënë fund praktikës së ndërrimit të orës, shtetet anëtare të BE-së nuk mund të bien dakord nëse duhet të qëndrojnë në orën verore apo atë dimërore në mënyrë të përhershme.

Sipas direktivës së Komisionit Evropian të vitit 2018, shtetet anëtare do të kenë ende mundësinë të zgjedhin mes orës standarde verore apo dimërore, por ajo do të mbetej e pandryshuar gjatë gjithë vitit.

Aktualisht, në territorin e BE-së ekzistojnë tri zona standarde kohore, ku shumica e shteteve anëtare – gjithsej 17 prej tyre – bëjnë pjesë në zonën e Evropës Qendrore, njëjtë si vendet e Ballkanit Perëndimor.

Megjithëse për këtë vendim nevojitet shumica e kualifikuar dhe jo unanimiteti, shtetet anëtare ende nuk kanë arritur një ujdi. Kjo çështje rikthehet në vëmendje sa herë vjen momenti i ndërrimit të orës, por deri më tani pa ndonjë veprim konkret.

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Lajmet e Fundit