3.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Policia: Nga 3 prilli, gjobat e trafikut dërgohen në shtëpi

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët të martën se nga data 3 prilli do të fillojë dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve në trafikun rrugor.

Në një njoftim në Facebook, policia bënë të ditur se gjobat do të dërgohen tek kundërvajtësit përmes Postës së Kosovës dhe përmes platformës elektronike e-Kosova.

“Çka duhet të dini? Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij. Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit. Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Po ashtu, sipas policisë se qytetarët kanë edhe lehtësira të cilat janë: Përfitojnë 50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor dhe kanë të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.

“A keni shitur një automjet? Nëse nuk e keni më në pronësi një automjet, njoftoni autoritetet dhe transferoni pronësinë, për të shmangur gjobat dhe shqetësimet e panevojshme”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më Shumë

Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet se keqtrajtoi një nxënës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një arsimtar në Mamushë, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar në nxënës. Rasti ka ndodhur të...

Komuna e Malishevës organizon vizita për orientim në karrierë për nxënësit e klasave IX

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka miratuar realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në Shkollën e Mesme...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit