Me nderime të larta u varrosën Vehbi Halilaj dhe Mentor Kryeziu, 26 vite pas zhdukjes

Sot u zhvillua ceremonia e varrimit me nderimet më të larta për Vehbi Pajazit Halilajn (25.11.1979) nga Llapçeva dhe Mentor Maliq Kryeziun (14.02.1981) nga Bubaveci. Të dy ishin zhdukur 26 vite më parë në Kralan të Gjakovës dhe u gjetën së fundmi në Bishtazhin, bashkë me shumë viktima të tjera.

Disa ditë më parë, u varros edhe Sabedin Kadri Kryeziu (15.06.1982 – 04.04.1999) nga Mleqani.

Ceremonitë e nderimit dhe varrimit u organizuan nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me qëllim të dhënies së nderimeve të merituara për të rënët. Një ditë më parë u mbajt edhe një mbledhje komemorative për tre të gjeturit nga Komuna e Malishevës, të cilët deri tani konsideroheshin persona të zhdukur.

Në homazhe dhe në ceremonitë e varrimit morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Argjend Thaçi, përfaqësues të shoqatave që merren me çështjen e personave të zhdukur, të organizatave të dala nga lufta, figura publike e politike, si dhe qytetarë të shumtë.

Ceremonia e varrimit për Vehbi Halilajn dhe Mentor Kryeziun u zhvillua me nderime ushtarake, të realizuara nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Si pasojë e vrasjeve dhe krimeve të kryera nga shteti serb, në territorin e Komunës së Malishevës vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe pa gjurmë edhe 38 qytetarë të tjerë./PrizrenPress.com

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit