Rrebeshe shiu në këtë fundjavë

Reshje lokale shiu që paraqiten gjatë natës, vijojnë dhe mëngjesin e ditës së shtunë. Nga mesdita do të ketë edhe intervale me diell, ndërkohë që zhvillohen vranësira vertikale që japin kushte për rrebeshe shiu e bubullima orëve të pasdites.

Më vonë në mbrëmje mund të shpërndahen vranësirat për intervale kthjellimesh. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-8m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 17C e 20C, e ato minimale pa ndonjë ndryshim zbresin në 10C e 12C.

Rrebeshe shiu po parashihen edhe ditën e diel, orëve të pasdites, porse nuk mungojnë intervale me diell. Nga dita e hënë vranësirat shpërndahen, e po shfaqen kushte të motit më stabil, me kthjellime e intervale më të gjata me diell nga dita e martë. Temperaturat zbresin deri në 16C e 18C, nga dita e mërkurë shënojnë rritje deri në 20C e 22C. Minimalet në ndërkohë mund të zbresin deri në 3C e 4C, nën kushte të motit më të kthjellët. Erërat ndryshojnë drejtimin e frynë nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-11m/s.

Qarkullimi më i mirë ajror që po parashihet sidomos nga dita e diel, do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e ajrit. Indeksi në përgjithësi gjatë kësaj fundjave do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Më Shumë

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Lajmet e Fundit