10.4 C
Prizren
E diel, 27 Prill, 2025

DokuFest dhe Kino Kosova lansojnë “Re-Connect” për të rinjët nga Kosova dhe diaspora

DokuFest dhe Kino Kosova kanë hapur aplikimet për programin “Re-Connect”, një iniciativë që synon të bashkojë të rinjtë nga Kosova dhe diaspora për të eksploruar identitetin kulturor përmes filmbërjes bashkëpunuese.

Ky program do të zhvillohet nga 8 deri më 21 Qershor 2025 në Prizren dhe ofron mundësi të shkëlqyera për ata që janë të interesuar të zhvillojnë aftësi praktike në filmbërje dhe të krijojnë filma dokumentarë, raporton PrizrenPress.

Programi është i hapur për të rinjtë në moshën 18-22 vjeç dhe do të përfshijë seminare, leksione dhe punëtori ku pjesëmarrësit do të punojnë së bashku për të krijuar filma dokumentarë të shkurtër.

“Re-Connect është një program bashkëpunimi i krijimit të filmave që ofron një përvojë praktike dhe unike të të mësuarit në tregimin dokumentar. Përmes një përzierjeje seminaresh, leksionesh dhe filmash në grup, pjesëmarrësit do të eksplorojnë tema të identitetit, trashëgimisë së përbashkët, të drejtave të njeriut dhe diversitetit kulturor”, thuhet në njoftimin e DokuFest.

Pjesëmarrësit do të zhvillojnë aftësi në kinematografi, montim dhe etike të filmit. Në fund të programit, filmat e krijuar do të shfaqen në DokuFest 2025, duke ofruar mundësi për të rinjtë që të prezantojnë punën e tyre para një audience ndërkombëtare.

Programi, sipas njoftimit, mbulon të gjitha shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit për pjesëmarrësit e përzgjedhur. Aplikimet janë të hapura deri më 19 maj 2025 dhe mund të dërgohen përmes formularit online në https://forms.office.com/r/h7BSztEv00./PrizrenPress.com

Më Shumë

Dy rrugë në Rahovec mbyllen për dy ditë

Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se, për shkak të punimeve infrastrukturore, rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharem Dina” do të jenë të mbyllura për qarkullim...

Kurti dhe Aliu nesër përurojnë urën në Rogovë të Hasit

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin...

Po të shkruaj…!

Sonte

Lajmet e Fundit