12.9 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Përmes votës, banorët zgjedhin prioritetet në Hoçë të Qytetit dhe Mushnikovë

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se praktika e buxhetimit me pjesëmarrje ka vazhduar me takimet në fshatrat Hoçë e Qytetit dhe Mushnikovë, në të cilat lokalitete banorët kanë votuar për projektet prioritare për komunitetin.

“Në kuadër të procesit të “Buxhetimit me Pjesëmarrje”, banorët e Hoçës së Qytetit dhe të Mushnikovës votuan për projektet që do të financohen nga Komuna e Prizrenit. Në Hoçë të Qytetit banorët votuan për “Ndërtimi i sallës sportive”.  Ndërsa, në Mushnikovë, projekti i miratuar është “Renovimi-zgjerimi i objektit të Shtëpisë së Kulturës tek xhamia””, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Zyrtarët komunalë janë zotuar se këto dy projekte do të realizohen me financim nga buxheti komunal.

“Këto projekte, që kanë ardhur si rezultat i kërkesave dhe propozimeve të qytetarëve, do të realizohen me mbështetje të plotë nga Komuna e Prizrenit, duke garantuar ndikim pozitiv në jetën e përditshme të komunitetit”, përfundon njoftimi.

Më Shumë

Bashkimi kërkon finalen sonte

Gjysmëfinalja e katërt e “Play-off”-it në ProCredit Superligë zhvillohet sonte, ku Bashkimi përballet me Borën në një ndeshje vendimtare për fatin e serisë. Skuadra prizrenase udhëheq 2:1...

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

Lajmet e Fundit