Kryeprokurori Kryeziu dhe komandanti i policisë në Vërmicë, Krasniqi, koordinohen për sigurinë në zonat kufitare

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka zhvilluar sot një takim pune me Azem Krasniqin, Komandant i Stacionit Policor të Vërmicës në Pikë Kalimin Kufitar Kosovë – Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat aktuale me të cilat përballen autoritetet kufitare dhe institucionet e drejtësisë, si dhe u theksua rëndësia e koordinimit të ngushtë në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që ndodhin në zonat kufitare.

Në veçanti, u trajtua edhe çështja e rritjes së pritshme të fluksit të qytetarëve gjatë sezonit turistik, nga data 01 maj deri në shtator, periudhë gjatë së cilës kalimet kufitare shumëfishohen për shkak të kthimit të mërgatës dhe vizitave të turistëve. Përkundër lehtësirave që ofrohen në pika kufitare për të përshpejtuar procedurat, u theksua nevoja për vigjilencë të shtuar dhe intensifikim të kontrolleve, për të identifikuar dhe parandaluar hyrjen apo daljen e personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Kryeprokurori Kryeziu, vlerësoi punën dhe angazhimin e stafit të pikës kufitare, duke shprehur gatishmërinë e prokurorisë për të mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

Në fund të takimit, palët u zotuan për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit, për të siguruar një kufi të sigurt dhe respektim të ligjit.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit