Xhamia e Mesxhidit në Prizren do t’i nënshtrohet restaurimit – projekti do të financohet nga MKRS

Xhamia e Mesxhidit, e cila ndodhet brenda kufijve të Qendrës Historike të Prizrenit dhe është e regjistruar në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje, së shpejti do t’i nënshtrohet një procesi të plotë restaurimi.

Projekti është hartuar nga punonjësit e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe do të mbikëqyret nga ky institucion, ndërsa financimi do të sigurohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, theksoi rëndësinë që ky projekt ka për komunitetin lokal dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.

“Gjatë takimit me Hoxhë Sazer Mitrovicën, imam i kësaj xhamie, diskutuam për detajet teknike të projektit të restaurimit dhe për rëndësinë që ka ky objekt për besimtarët e lagjes Mesxhid. Ky është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e vlerave historike dhe shpirtërore të kësaj zone,” u shpreh Hoxha.

Sipas dëshmive gojore të ruajtura nga besimtarët, objekti fillimisht ishte një shtëpi banimi e ndërtuar në stil tradicional, e cila rreth vitit 1918 u adaptua në funksion të xhamisë. Kjo ndodhi pas shpërnguljes së Perandorisë Osmane, kur Xhamia e Xhumasë në Prizren u rikthye në kishë, duke lënë kështu komunitetin mysliman të kësaj lagjeje pa një vend të përshtatshëm për falje.

Restaurimi i këtij objekti është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore të Prizrenit, një qytet që përfaqëson një mozaik të pasur historik dhe fetar./PrizrenPress.com

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit