Suhareka rikthehet te fitorja, Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët

Suhareka ka shënuar fitore në elitën e futbollit kosovar, duke mposhtur Feronikelin 74 me rezultat 3:1 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ndërkohë, në një tjetër sfidë të javës, Prishtina dhe Dukagjini kanë ndarë pikët në një barazim pa gola.

Skuadra nga Suhareka e nisur takimin më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e 9-të përmes Jakup Berishës. Epërsia është dyfishuar në minutën e 29-të, kur Fitim Susuri ka realizuar për 2:0, ndërsa në pjesën e dytë Mevlan Zeka e ka vulosur fitoren me golin e tretë në minutën e 57-të. Golin e nderit për vendasit e ka shënuar Adonis Qorri në minutën e 73-të.

Me këtë fitore, Suhareka shkon në kuotën e 36 pikëve pas 33 ndeshjeve, duke mbetur katër pikë prapa Llapit që gjendet në vendin e tetë, vend që dërgon në barazh, dhe ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa Prishtina gjendet në vendin e gjashtë me 44 pikë e Dukagjini në vendin e shtatë me 42 pikë. në krye të tabelës është Drita me 69 pikë./rtklive/

Më Shumë

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë në Suharekë

Në Suharekë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë, me ç’rast është vlerësuar lart roli dhe kontributi i infermierëve dhe infermiereve në sistemin shëndetësor. Me këtë...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit