Edhe pse kisha dëgjuar shumë më herët, me poezinë e Zenun Totës (1955-1974), për herë të parë u njoha në janar të vitit 1992.
Po përgaditnim numrin e parë të revistës hasjane “Etja”, kur njëri nga redaktorët e revistës sonë dhe shoku i ngushtë i poetit të ndjerë, zoti Shaqir Përvizaj në redaksi solli një cikël me poezi të Zenunit, të shkruara njëzet vite më parë.
Ishin disa poezi që të kujtonin një autor të talentuar. Me këtë cikël poezish, të cilat revista jona i botoi në numrin e parë të saj, po realizohej një dëshirë e fashitur e poetit, tash të ndjerë, Zenun Totaj, që të botonte krijimet e tij ashtu pa i ndryshuar.
U lind në Gjonaj të Hasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Zym dhe Prizren. Ishte njëri ndër themeluesit e klubit letrar “Shtjefën Gjeçovi” në Zym.
La në dorëshkrim një numër të konsideruar të krijimtarisë së tij. Vdiq tragjikisht. Pas vdekjes iu botua libri “Klithmat e etjeve boheme”, botoi ShB “Pjetër Bogdani” – 2006.
Zenuni kishte botuar dhe më parë kur ishte gjallë te fletushka “Zëri i Hasit”, ku ishte edhe bashkëthemelues i kësaj fletushke që atëbotë e botonte Klubi Letrar “Shtjefën Gjeçovi”, por edhe në periodikun e kohës që dilte atëherë në Kosovë, mirëpo botimi i ciklit me poezi në numrin e parë të revistës sonë, ishte një prezentim sa domethënës, po aq edhe një rëndësie të veçantë i një akti të zbulimit të një talenti të shuar padrejtësisht nga vdekja e hershme.
Nuk ishte më shumë se nëntëmbëdhjetë vjeç kur Zenun Totaj iku nga kjo botë, dukë lënë të gjitha ato ëndrra kujtimesh, vuajtjesh. dëshirash e shpresash, si një mesazh i dhimbshëm heshtjejej që mundohej të sfidonte kohën dhe anakronizmat e saj të shumtë.
Dita e vdekjes së hershme, sapo kishte mbaruar klasën e tretë të gjimnazit, ishte një ditë e rënduar nga kumti i përshëndetjes me kete bote injeriut që sapo kishte filluar të ndërtonte imazhin për jetën dhe të hynte në rrugën e gjatë të artit poetik, për lërimin e të cilit kishte një talent të lindur që e zhvillonte dhe e tranformonte çdo ditë.
Ajo ditë, ndoshta ishte një ditë e parandier nga poeti që e kishte shpre-hur më së një herë edhe në vargjet e poezive të tij.
Ajo vdekje e hershme e njeriut me plot entuziazëm e vrull pune, ku takohej shpirti i poetit me atë të iluministit, i shkollarit me atë të aktivistit, i mikut me atë të shokut e miradashësit, ishte një fatkob që vrau ëndrrën e përjetshme të njeriut që sfidonte vështirësitë e kohës, të cilat në shpirtin e njerëzve kishin stisur heshtjen e dhunshme, duke i shndërruar në viktima të pafajshme të asaj verbërie të kohërave anakronike, tashmë të tejkaluara, por që mjerisht ishin bërë një paradoks i pakuptimtë.
Zenun Totaj ishte një njeri që, edhe pse në moshë të re, kur ende s’i kishte mbushur njëzet vjet, kishte marrë mbi vete barrën e rëndë të luftëtarit në zhdukjen e së keqës në rrethin ku jetonte. Këtë luftë, siç shihet shpesh edhe në krijimet e tij të para, por edhe në ndonjë krijim të viteve të fundit të jetës, por edhe sipas pohimeve të shokëve të fëmijërisë dhe të shkollës, Zenuni e vazhdoi deri në momentin e fundit të jetës, të asaj jete të shkurtër, por të bujshme, që u ndal pothuajse në fillim udhe.
Krijimtaria letrare e Zenun H.Totës nis që në kohën kur ai ishte nxënës i shkollës fillore.
Në fletoret me krijime letrare, të rua-jtura nga i vëllai i poetit, zotit Latif Totaj, shohim se Zenuni krijimet e para i nis në vitin 1968, kur nuk kishte më shumë se trembëdhjetë vjeç.
Janë këtu disa vjersha dhe tregime të një nxënësi të klasës së gjashtë, në të cilat shihet qartë një talent që shumë shpejt, nga dita në ditë, shpërthen për t’u bërë një penë e mprehtë letrare që do të hynte ne rrethin e krijuesve seriozë.
Duke lexuar këto krijime, njërin pas tjetrit, venerojmë se Zenuni ecën drejt përvetësimit të mjeshtërisë së të shkruarit vargje, por jo vetëm të të shkruarit vargje.
Këtu tani shohim edhe mjeshtërinë e përceptimt të dukurive, ideve, ngjarjeve dhe të botës nga një prizëm tjetër, ndryshe nga shokët e tij.
Pra, kemi një përceptim të vërtetë poetik.Vetëm trembëdhjetë vjeç dhe ai shkruante vazhdimisht.
Që nga atëherë ai ski conte projekte të sajimit të librave me tregime dhe vjersha.
Të gjitha ato krijime, të cilat mund të përbëjnë një libër të plotë e mbase edhe më shumë, përbënin botën e vockël të nxënësit të atëhershëm Zenun Totaj, që ëndërronte të bëhej poet, shkrimtar.
Aty shihet jo vetëm shpërthimi i talentit krijues, por edhe ai përceptues.Aty vërejmë se Zenuni kishte lexuar dhe lexonte vazhdimisht literaturë, e cila i shërbente si një përvojë në përvetësimin e artit poetik në veçanti dhe dhe të atij letrar në përgjithësi.
Viti 1968 ishte vit i shënimit të 500 vjetorit të vdekjes së kryetrimit shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Në këtë kohë arrin të depërtojë literaturë edhe nga Shqipëria.Ndonëse vetëm 14 vjeç, Zenun Totaj lexon libra që vinin nga vendi amë, ndërsa përv-jetori i vdekjes së Skënderbeut i zgjon frymëzime letrare edhe djaloshit, apo më mirë të themi poetit fëmijë, që përmes shkrimeve përpiqej të jepte kontributin e vet, në përkujtim të kësaj ngjarjeje që atëbotë në vendin amë ishte shënuar me botimin e veprave të tëra në shenjë përkujtimi dhe trajtimi të ngjarjeve të kohës dhe luftërave të Skëndërbeut.
Në shumë krijime të Zenunit gjatë atij viti, ndonëse një nxënës i klasës së gjashtë apo të shtatë të fillores, Zenuni i kën-don Skënderbeut, Lezhës, Krujës etj., ku përmes kësaj forme mëton të evokojë atë kohë të krenarisë sonë kombëtare, duke u munduar që ta ndërlidhë me të tanishmën.
Dhe luftën për liri, poeti, nxënës i atëhershëm, e ndien si një nevojë dhe domosdoshmëri për një pop-ull të robëruar, siç ishim ne dhe bën thirrje, qoftë duke aluduar në Skënderbeun apo edhe në kohën e tij, që të këputen vargonjtë e robërisë, që i rëndonin në shpirt e në çdo varg.
/Marrë nga libri “Vështrime Letrare” i autorit Besim Muhadri/