Mundësitë e granteve nga KIESA prezantohen para anëtarëve të shoqatës “Esnaf” në Prizren

Në këtë takim, janë dhënë informata praktike mbi procedurën e aplikimit, dokumentet e nevojshme dhe përgatitjen e projekteve.

“Në zyrat e Shoqatës së ESNAF u mbajt me sukses takimi informues me fokus në skemat e granteve të ofruara nga KIESA. Pjesëmarrësit patën rastin të informohen në detaje rreth mundësive që këto grante ofrojnë për zhvillimin e bizneseve lokale, si dhe për kriteret dhe procedurat e aplikimit”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate, raporton Telegrafi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se KIESA për vitin 2025 ka planifikuar zbatimin e disa skemave të granteve për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM).

Njëra nga këto skema, në vlerë prej 5 milionë euro, parasheh përkrahjen financiare të ndërmarrjeve NMVM për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese.

Kjo skemë i dedikohet bizneseve që veprimtarinë e tyre primare ose sekondare e kanë: Përpunimi i Produkteve Ushqimore; Prodhimi i Pijeve; Prodhimi i Tekstilit, Veshjeve dhe Lëkurës; Prodhimi i Drurit dhe i Produkteve të Drurit; Prodhimi i Mobileve; Prodhimi i Letrës dhe Produkteve prej Letrës; Prodhimi i Produkteve bazë dhe Preparateve Farmaceutike; Prodhimi i Produkteve të Gomës dhe Plastikes; Prodhimi i Produkteve Minerale jo Metalike; Prodhimi i Metaleve; Prodhimi i Produkteve të Fabrikuara Metalike; Prodhimi i Pajisjeve Elektrike. /Telegrafi/

Më Shumë

Ardian Gjini merr “timonin” e AAK-së

Ardian Gjini është zgjedhur kryetar i ri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, duke marrë zyrtarisht drejtimin pas...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit