Muharremaj njofton se zjarri në pullazin e Shkollës Teknike në Suharekë është vënë në kontroll

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se flakët kanë përfshirë kulmin e një ankesi në Shkollën e Mesme Teknike respeketivisht IAAP “Skënder Luarasi”, dhe se situata është nën kontroll.

Pizzeria “FAMIGLIA 1” në Prizren shpall konkurs për picamenë dhe kamarierë/e

Sipas tij, në këtë rast nuk ka të lënduar dhe ka vetëm dëme materiale.

“Është djegur një aneks i pullazit të IAAP “Skënder Luarasi”. Situata është nën kontroll. Dëmet janë vetëm materiale dhe nuk ka nevojë për shqetësim”, ka bërë të ditur ai.
Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqur Bytyqi ka bërë të ditur se policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje.

Më Shumë

Totaj pret në Prizren ish-kongresmenin amerikan Bob McEwen dhe ish-deputetin gjerman Volkmar Klein

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim miqësor ish-kongresmenin amerikan Robert D. McEwen, i njohur si Bob McEwen, aktualisht...

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Lajmet e Fundit