9 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Nderohet jeta dhe vepra e mjekut, Kujtim Bakiqi

Në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nexhip Berisha” në Prizren, u mbajt sot një mbledhje komemorative në nderim të dr. Kujtim Bakiqit, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 17 majit, në moshën 62-vjeçare.

Në këtë ceremoni të përmbushur me ndjenja të thella respekti e dhimbjeje, u përkujtua jeta dhe kontributi i çmuar i dr. Bakiqit, i cili për dekada të tëra shërbeu me përkushtim në QKMF Prizren, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kujdesin parësor shëndetësor.

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Në fjalën e rastit, Totaj e cilësoi dr. Kujtimin si një profesionist të rrallë, të cilit pacientët i ishin gjithmonë prioritet.

“Kjo është një humbje e madhe për të gjithë ne që e njohëm dhe bashkëpunuam me të”,  u shpreh ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, Fadil Bajraktari, e përshkroi të ndjerin si një figurë shembullore për përkushtim, profesionalizëm dhe humanitet.

Ai theksoi se dr. Bakiqi gjithmonë tregoi kujdes të veçantë për secilin pacient që trajtonte.

Ndërsa kolegu i tij, Eshref Kryeziu, foli nën emocionet e humbjes për një mik dhe bashkëpunëtor të dashur, duke e përshkruar atë si një profesionist të përkushtuar dhe njeri të jashtëzakonshëm.

Nga familja, me një fjalim prekës, foli vajza e dr. Kujtim Bakiqit, Melisa, e cila mes lotësh kujtoi babanë si një prind shembullor, humanist dhe njeri me zemër të madhe.

Dr. Kujtim Bakiqi ka qenë për shumë vite shef i Shërbimit të Urgjencës në QKMF Prizren, ku ka lënë gjurmë të pashlyeshme në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë publike.

Në shenjë nderimi të veçantë, Shërbimi i Urgjencës në Prizren e përcolli kortezhin funeral drejt varrezave të qytetit me autombulanca, duke e përshëndetur për herë të fundit kolegun dhe mikun e tyre./TV Prizreni

Më Shumë

Shqipëri – Kosovë pa kontrolle deri më 28 shkurt 2026

Fundi i tetorit shënoi përfundimin e periudhës një mujore gjatë së cilës, në pikat kufitare Shqipëri- Kosovë u zbatua procedura e kontrollit të dokumenteve...

Fitorja e shpresës mbi urrejtjen

Mytaher Haskuka Demokrati socialist, mysliman, imigrant, fitoi qytetin e Nju Jorkut. Zohran Mamdani fitoi me shumicë, si kandidati i parë që fiton më shumë se...

Lajmet e Fundit