12.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

LDK-ja në Prizren kritikon heshtjen e kryetarit Totaj pas aktakuzës ndaj zyrtarëve komunalë

Dega e LDK-së në Prizren ka vlerësuar si të papranueshme heshtjen e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj pas aktakuzës ndaj disa zyrtarëve komunalë për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Madje ky subjekt politik ka theksuar se “heshtja e kryetarit Totaj është bashkëfajësi”.

“Para dy dite u bë publik lajmi për ngritjen e aktakuzës ndaj shtatë zyrtarëve komunalë dhe një personi përgjegjës të një kompanie private në Prizren, për dyshime të rënda të korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Edhe më shqetësuese është heshtja e kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj, i cili edhe pas 48 ore, nuk ka marrë asnjë qëndrim publik lidhur me këtë skandal që rëndon mbi institucionin që ai udhëheq”, thuhet në reagimin e Zyrës për informim të degës së LDK-së në Prizren, raporton Telegrafi.
Mos reagimi i Totajt, sipas subjektit opozitar, dëshmon se “ai ose nuk e konsideron të rëndësishme transparencën ndaj publikut, ose më keq, ai ka pas informata për veprimet e kundërligjshme të zyrtarëve të tij dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim parandalues”.
“Në mungesë të një qëndrimi të qartë, qytetarët me të drejtë pyesin: për kë punon kryetari Totaj? Për interesin publik apo për mbrojtjen e interesave të individëve brenda qeverisjes së tij? Përgjigja, deri tani, është një heshtje që nuk mund të arsyetohet”, thuhet në reagim, raporton Telegrafi.

Institucionet e Prizrenit sipas LDK-së nuk mund të funksionojnë me kulturë heshtjeje ose solidaritet me kulturën abuzive të pushtetit.

“Qytetarët e Prizrenit meritojnë transparencë, përgjegjësi dhe drejtësi”, thuhet në reagim.

Ditë më parë, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe D.N., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi apo mashtrimi në prokurim publik”. /Telegrafi/

Më Shumë

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Prizreni dhe OSBE forcojnë bashkëpunimin institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në takim ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit të Qendrës Rajonale të OSBE-së në...

Lajmet e Fundit