Haradinaj: Drejtësia për Masakrën e Tusuzit është përgjegjësi e përhershme institucionale dhe kombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Tusuzit në Prizren.

Sipas tij në lagjen Tusuz të Prizrenit më 26 maj 1999 janë ekzekutuar 27 shqiptarë të pafajshëm.

“Të vetëdijshëm se po e humbnin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe e shtuan egërsinë e tyre mbi shqiptarët në Kosovë. Në lagjen Tusuz të Prizrenit, vetëm pak javë para çlirimit, u ekzekutuan mizorisht 27 shqiptarë të pafajshëm dhe u dogjën mbi 250 shtëpi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetet sociale, raporton Telegrafi.

Ai ka theksuar se Kosova ka paguar një çmim të lartë për liri, dhe se drejtësia për krimet serbe është një përgjegjësi e përhershme institucionale dhe kombëtare.

“Kosova ka paguar çmim të lartë për liri. Sot, dhe çdo ditë, është përgjegjësi e jona ta çojmë drejtësinë në vend për ndëshkimin e të gjitha krimeve serbe”, është shprehur lideri i AAK-së.

Marketing

Më Shumë

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Musab Mala pritet të jetë transferi më i ri te Ylli

Golden Eagle Ylli duket se ka bërë zgjedhjen e parë në tregun e transferimeve. Burime të AsistiOnline.com bëjnë të ditur se klubi suharekas është shumë...

Lajmet e Fundit