Publikohen pamjet e natës kritike kur në lokalin “Kobra City” mbeti i vrarë shtetasi i Shqipërisë

Prokuroria Speciale në seancën e sotme, i ka publikuar pamjet e natës kritike, kur në lokali “Kobra City” në Prizren, kishte mbetur i vrarë një shtetas i Shqipërisë. I akuzuari kryesor, Dibran Hoxha i ka pasur disa kundërshtime në këtë seancë, përfshirë këtu, prezantimin e disa përgjimeve nga Prokuroria.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Dibran Hoxha është sjellur duarlidhur në gjykatore, për t’u përballur me provat që në seancën e sotme, u prezantuan nga Prokuroria Speciale.

Si provë e parë, janë këto pamje të dy janarit të vitit 2023, të natës kritike, kur në lokalin “Kobra City” në Prizren, u vra një shtetas i Shqipërisë.

I akuzuari kryesor për këtë vrasje është Dibran Hoxha, kurse të bashkëakuzuar për vepra të ndryshme penale, janë edhe Roland Susuri, Arben Bezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli.

Ky deklarim i rreshterit policor, u kundërshtua nga mbrojtja e Hoxhës.

Prokuroria prezantoi gjithashtu disa biseda nga përgjimet që u janë bërë të akuzuarve gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit.

Këto përgjime, i kundërshtuan mbrojtja e të akuzuarve.

Avokati Latifaj propozoi gjithashtu që të bëhet rikonstruktimi i vendit të ngjarjes.

Në këtë seancë ishte planifikuar të dëgjohej edhe një dëshmitare, dëshmia e së cilës kishte mbetur në gjysmë, mirëpo që e njëjta nuk u paraqit në Gjykatë.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me...

Lajmet e Fundit