13.5 C
Prizren
E martë, 14 Prill, 2026

Komuna e Prizrenit dhe MPB-ja diskutojnë për akomodimin e të riatdhesuarve

Çështja e akomodimit të personave të riatdhesuar në territorin e Komunës së Prizrenit, është diskutuar në takimin që kryetari Shaqir Totaj ka zhvilluar me udhëheqësen e Divizionit për Pranim dhe Akomodim në Departamentit për Riintegrimin e Personave te Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në MPB, Violeta Berisha.

Me këtë rast është diskutuar nevoja për bashkëpunim ndërinstitucional dhe angazhim konkret për përmirësimin e kushteve për këtë kategori.

“Takimi kishte për qëllim gjetjen e mënyrave për përmirësimin e kushteve për këta individë dhe përkrahjen e procesit të riintegrimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bashkimi e mbyll me fitore sezonin e rregullt

Bashkimi e ka përfunduar me fitore sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Borën me rezultat 96:70, raporton PrizrenPress. Në një...

Përmirësohet ndriçimi publik në disa lagje të Prizrenit

Ndriçimi publik në Prizren po përmirësohet në disa zona të qytetit, në kuadër të ndërhyrjeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. https://prizrenpress.com/428407-2j/ Kryetari i Komunës së Prizrenit,...

Lajmet e Fundit