4.2 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Ndahet nga jeta mjeku që i shërbeu Prizrenit për katër dekada, Bajram Bajrami

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Bajram Bajrami, një prej mjekëve më të përkushtuar dhe të respektuar të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Ai u largua nga jeta të enjten, më 29 maj 2025, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionale dhe njerëzore.

I lindur më 17 mars 1959 në fshatin Novosellë, Dr. Bajrami përfundoi Fakultetin e Mjekësisë dhe më pas specializimin në Mjekësi Interne. Karrierën si mjek e nisi në vitin 1984 dhe qëndroi në shërbim të pacientëve deri në pensionimin e tij më 17 mars 2024.

Gjatë gjithë jetës profesionale, ai njihej për përkushtimin, korrektësinë dhe humanizmin në trajtimin e pacientëve.

“Dr. Bajram Bajrami ishte një koleg i dashur, profesionist i përkushtuar dhe njeri i jashtëzakonshëm. Ai ka lënë pas një trashëgimi të fortë të humanizmit dhe përkujdesjes ndaj të sëmurëve”, thuhet në një deklaratë nga Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Menaxhmenti, Reparti i Sëmundjeve të Brendshme, ku ai punoi për dekada, dhe gjithë stafi i spitalit kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

“Kujtimi për jetën dhe punën e Dr. Bajram Bajramit do të mbetet i gjallë në zemrat e të gjithë atyre që patën nderin ta njihnin dhe të punonin me të”./PP/

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

 

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash, policia nis hetimet

Një burrë është gjetur pa shenja jete të martën në Restelicë të Dragashit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Hetim i...

Arben Gega: Suhareka, degë e vetme e PDK-së me rritje të votës në nivel vendi

Arben Gega, përfaqësues i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve parlamentare të 28...

Lajmet e Fundit