3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Prokuroria nis hetimet për sulmin e një pjesëtari të komunitetit rom në Prizren, po analizohen video-incizimet

Një rast i rëndë ka ndodhur para disa ditësh në qytetin e Prizrenit ku një anëtar i komunitetit rom është sulmuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti, ka konfirmuar për Insajderin se Prokuroria ka hapur rastin dhe po ndërmerren veprime hetimore.

Ajo ka shtuar se janë siguruar video-incizime, të cilat po analizohen.

“Lidhur me rastin, konfirmojmë se viktima e përfshirë në rastin në fjalë është pjesëtar i komunitetit rom. Prokuroria Themelore në Prizren, ka hapur rastin dhe janë ndërmarrë veprime hetimore fillestare. Aktualisht janë siguruar video-incizimet të cilat po analizohen nga prokuroria dhe policia. Pasi të bëhet identifikimi i personave të dyshuar, do të ndërmerren veprimet e mëtejme në përputhje me dispozitat ligjore”, ka thënë ajo.

Dje Radio Romano Avazo në Facebook ka njoftuar për rastin, duke thënë se dy të rinj me motoçikleta i janë afruar viktimës dhe i kanë kërkuar para. Pasi ai s’ka pasur para t’i japë, njëri prej të dyshuarve e ka goditur me shqelm në fytyrë duke ia thyer nofullën.

“Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur afërsisht një javë më parë në qytetin e Prizrenit, ku një anëtar i komunitetit rom është sulmuar brutalisht në orët e para të mëngjesit, duke u përpjekur thjesht të sigurojë bukën e gojës për familjen e tij. Rreth orës 6:00 të mëngjesit, viktima po priste autobusin pranë Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” për të shkuar në punë në një depo të quajtur “Liri”. Ai, një djalë i thjeshtë dhe i ndershëm, jeton në kushte të vështira – pa nënë dhe me një prind që ka aftësi të kufizuara, duke u përpjekur çdo ditë të mbajë familjen me punën e tij të ndershme. Në atë moment, dy të rinj me motosikleta i janë afruar dhe i kanë kërkuar para. Kur viktima nuk ka pasur mundësi t’ua japë, njëri prej tyre e ka goditur me shqelm në fytyrë, duke i thyer nofullën në mënyrë të tmerrshme. Sulmi brutal është një akt i pastër diskriminimi dhe dhune ndaj një njeriu që përballet me vështirësi të mëdha jetese”.

Më Shumë

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Rahoveci ia shkakton Besa Famgasit humbjen e dytë rresht

Rahoveci ka vazhduar serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në hendboll, duke i shkaktuar Besa Famgasit humbjen e dytë radhazi. Të enjten mbrëma, në...

Lajmet e Fundit