23.8 C
Prizren
E premte, 27 Qershor, 2025

Mungojnë kopjet e “Rilindjes” nga vitet 1950–1960 Biblioteka Kombëtare kërkon ndihmën e qytetarëve

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” (BKK) ka bërë thirrje publike për ndihmë, pasi në fondet e saj mungojnë kopjet e gazetës “Rilindja” për periudhën 1950–1960. Sipas njoftimit, këta numra historikë nuk ndodhen as në Arkivin Shtetëror të Kosovës, e as në Bibliotekën e Qytetit të Prishtinës.
“Qytetarët apo institucionet që mund të ruajnë ndonjë numër të kësaj periudhe, ftohen të kontaktojnë Bibliotekën Kombëtare në adresën:
“Kopjet do të pranohen si huazim i përkohshëm dhe do të administrohen nga Zyra e Bibliotekës Digjitale në kuadër të BKK-së”, thuhet në apelin e BKK-së.
Thirrja vjen si pjesë e përpjekjeve për të digjitalizuar plotësisht fondin e gazetës “Rilindja”, një burim i çmuar historik dhe kulturor i Kosovës.
“Rilindja” është gazeta e parë shqiptare në Kosovë pas Luftës së Dytë Botërore, e cila doli për herë të parë më 12 shkurt 1945 në Prizren, dhe për dekada me radhë shërbeu si tribunë politike, kulturore dhe shoqërore për shqiptarët në ish-Jugosllavi.
Radio Kosova mbështet këtë nismë dhe i bashkohet apelit për bashkëpunim në ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare.

Më Shumë

Nisin punimet për rregullimin e rrugës “Saraçët” në Prizren

Sot kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës “Saraçët” në Prizren, një nga rrugët më të frekuentuara dhe me rëndësi historike e turistike për...

Në Prizren arrestohet një person për tregti të ndaluar me produkte duhani

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, pas një hetimi, kanë arritur të sigurojnë prova se ekziston...

Lajmet e Fundit