-2.8 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Vetëvendosje me aksion simbolik në Prizren: “Shtëpia e Bardhë – Zonë e Krimit”

Kuvendarët dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Komunës së Prizrenit, të njohur ndryshe si “Shtëpia e Bardhë”, duke e rrethuar atë me shirita me mbishkrimin “Zonë e Krimit”.

KLIKO VIDEO:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258

Ky aksion erdhi si reagim ndaj arrestimit të një zyrtareje të Drejtorisë së Urbanizmit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, nën dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dhënie të lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjin.

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje theksuan se rasti nuk është i izoluar, por pjesë e një skeme të gjerë të kapjes së institucionit komunal.

“Degradimi urbanistik i Prizrenit nuk është pasojë e një apo dy shërbyesve civil. Koka dhe adresa e vërtetë e krimit ndërtimor ndodhen në Shtëpinë e Bardhë – tandemi Totaj-Elshani”, thuhet në deklaratën e LVV-së në Prizren.

Pjesëmarrja e kuvendarëve të VV-së në këtë aksion theksuan seriozitetin e kërkesës për transparencë, llogaridhënie dhe reforma në qeverisjen komunale.

“Kapja e institucionit komunal për interesa të ngushta familjare dhe klienteliste nuk mund të mbulohet me heshtje institucionale. Kërkojmë hetim të thelluar dhe dorëheqje të menjëhershme të të përfshirëve”.

LVV ritheksoi se qëllimi i aksionit është ngritja e vetëdijes qytetare dhe nxitja e përgjegjësisë institucionale.

“Prizreni meriton zhvillim, jo degradim,” përfundon deklarata e Lëvizjes Vetëvendosje./PP/

Marketing

Më Shumë

Nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në qendrat komunale të numërimit (QKN), ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për...

“Gjendje alarmante”, Totaj: Lagjet në Prizren kanë mbetur pa rrymë që 2-3 ditë

Kryetari i Prizrenit, i cili fitoi edhe një mandat të ri në krye të komunës, Shaqir Totaj,  ka folur për ndërprerjet e gjata të...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit