18.4 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025

Promovohet libri “Historia e Muzikës Rock ‘n’ Roll në Kosovë – Vitet ‘60”

Në një atmosferë të mbushur me emocion, kujtime dhe debat të frytshëm kulturor, u mbajt mbrëmë eventi i promovimit të librit “Historia e Muzikës Rock ‘n’ Roll në Kosovë – Vitet ‘60”, organizuar nga Qendra e Kulturës Alternative – Defy Them. Ky botim shënon një moment të rëndësishëm për dokumentimin e fillesave të muzikës rock në Kosovë, një segment shpesh i anashkaluar në historinë kulturore të vendit, raporton PrizrenPress.

Në qendër të ngjarjes ishin emra të njohur të skenës kulturore dhe akademike, të cilët morën pjesë në panelin diskutues: Liburn Jupolli, Arsim Canolli, Sheki Hoxha, Agim Berisha, Adora Limani, Tringa Sefedini dhe Enis Bytyqi. Moderimi u bë nga Arif Muharremi, i cili udhëhoqi bisedën me elegancë e thellësi.

Sipas organizatorëve, libri është rezultat i një pune kërkimore të përkushtuar dhe bashkëpunimi të ngushtë mes studiuesve e muzikantëve. Redaktorët Arsim Canolli dhe Liburn Jupolli kanë përmbledhur në këtë vepër një pasqyrë të gjerë të zhvillimit të muzikës rock në vitet ’60 në Kosovë, duke u mbështetur në kontributin e hulumtuesve Olisa Çekaj, Adora Limani, Afrim Visoka, Enis Bytyqi dhe Tringa Sefedini. Katalogu është shkruar nga Olisa Çekaj dhe Liburn Jupolli, ndërsa projekti është udhëhequr nga Kombëtar Uskana me koordinimin e Lira Blakajt dhe Ylber Havollit. Lektura është bërë nga Edita Pozhegu, ndërsa dizajni grafik mban firmën e Envinion.

Në njoftimin e Defy Them, falënderime të veçanta u adresuan edhe për kontribues të tjerë që ndihmuan në realizimin e projektit: Ilaz Aliu, Besim Tigani, Shpend Bajrami, Reshat Randobrava, Shkëlzen Belegu, Agim Berisha, Gjulian Bytyqi, Xhevdet Gashi, Sheki Hoxha, Luan Tashi, Menan Kiseri dhe Feim Kurhasani.

Botimi i librit është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Swiss Agency for Development and Cooperation – SDC, ndërsa është publikuar nga Qendra e Kulturës Alternative – Defy Them.

Libri tashmë është i qasshëm në hapësirat e Defy Them, ndërsa shumë shpejt do të jetë i disponueshëm edhe në libraritë lokale dhe online.

Ky projekt nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, por edhe një thirrje për ta ruajtur, dokumentuar dhe përkujtuar trashëgiminë kulturore të Kosovës përmes zërave të muzikës rock./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Themeluesi i Proton Cable Prizreni i reagon ashpër kryetarit Totaj, lidhur me një deklaratë të tij për klubin bardhezi

Trajneri dhe njëherësh themeluesi i klubit të basketbollit Proton Cable Prizreni, Arbnor Rifati, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir...

Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët pas gjobës në trafik

Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi ka kanosur zyrtarët policorë, pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik. Sipas raportit 24-orësh...

Lajmet e Fundit