25.1 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Pogba me rrëfim emocional, nga ‘tradhtia’ që i bëri Juventusi deri te tentimi i rrëmbimit që ia bëri vëllai i tij

Paul Pogba ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin francez “Sept a Huit”, ku ka rrëfyer peripecitë e tij mes dëmtimeve të vazhdueshme dhe pezullimit për doping.

Mes rrëfimit, ai ka drejtuar gishtin nga ish-klubi i tij, Juventus.

“I kërkova ndihmë, por nuk m’u dha”, u shpreh Pogba, duke kujtuar periudhën e vështirë në tetor të vitit 2023. Ai tregoi se ndihej i lënë pas dore nga klubi bardhezi.
“Në atë kohë, kërkova ndihmë, për shembull, trajtim ose një trajner atletik, sepse isha ende pjesë e Juventusit. Por as këtë nuk e mora. Ata nuk ishin realisht me mua dhe duke e kuptuar këtë, u godita fort. Nuk e kuptova, nuk isha në luftë me ta.”

Në intervistë, Pogba foli edhe për ngjarjen tronditëse të rrëmbimit me tentativë zhvatjeje, të organizuar nga njerëz që i njihte prej kohësh.

Ai përmendi edhe përfshirjen e vëllait të tij të madh, Matias, i cili është dënuar me tre vite burg për këtë çështje. Megjithatë, Pogba thekson se lidhjet familjare mbeten të forta.

“Jemi në kontakt. Kemi folur, midis nesh, me familjen. E dini, lidhjet e gjakut janë lidhje gjaku. Ka një shenjë, sigurisht, por ne ecim përpara. Vetëm koha do të japë përgjigje, më vonë. Sot, e tëra çfarë duam është që familja të mbetet gjithmonë e bashkuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Është e vështirë, nuk do të gënjej. U lëndova. Jam një qenie njerëzore. Nuk është si më parë, por jemi në kontakt. Kur të ndalojnë dhe ke armën përpara, nuk ke kohë të mendosh, thjesht thua po për gjithçka”, tha ai ndër të tjera.

Mes fjalëve të tij, futbollisti francez reflektoi mbi plagët emocionale që i ka lënë kjo përvojë dhe sfidat që e presin në të ardhmen. /Telegrafi/ 

Marketing

Më Shumë

Drejtori i Arsimit në Malishevë zhvillon takim me drejtorët e shkollave – diskutohet përmbyllja e vitit shkollor dhe përgatitjet për vitin e ri

Në prag të përfundimit të vitit shkollor 2024/2025, Shefi i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Malishevës, Sabit Berisha, ka mbajtur një takim...

Kryeministri Kurti vizitoi Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit

Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së profesor Ukshin Hotit, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë...

Lajmet e Fundit