Komandanti i policisë në Malishevë, Nazmi Zogaj deklaroi se nuk ka ndonjë informatë për shpërthim të bombolës se gazit për rastin në Malishevë, ku mbetën të vdekur tre persona.
Zogaj tha se policia ka pranuar rastin në 12:55 dhe njësitet policore e hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
“Ne si polici në ora 12:55 minuta kemi pranuar një informatë për një banesë në banimin kolektiv social që është duke u djegur, kemi njoftuar njësinë emërgjente dhe të zjarrfikësve që t’u ofrojmë ndihmë. Në vendin e ngjarjes emergjenca shëndetësore e kanë hasur aty një person pa vetëdije dhe menjëherë është dërguar në QKMF, ndërsa fëmijët nga një banor. Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e tyre. Mosha 35, 9 dhe 12 vjeçarë”, tha ai para gazetarëve.
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Zogaj tha se nuk ka pasur raportime për shpërthim të bombolës së gazit.
“Kjo është informata që kemi për momentin, banesa ka qenë shumë e tymosur, Arsyeja e zjarrit, janë duke u bërë hetimet ende. Deri më tani nuk kemi informatë për bombolë gazi, sepse nuk është dëgjuar nga dëshmitarët ndonjë eksplodim”, shtoi ai.
Shkaku i zjarrit në banesë në një lagje të komunës së Malishevës nuk dihet ende.
Viktimat janë babai 35 vjeçar me dy fëmijët e tij, vajzën dhe djalin 9 dhe 12 vjeç.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

