Prizreni do të organizojë për herë të parë Festivalin e Kampingut, mbi 200 kamperë do të marrin pjesë

Prizreni pritet të shndërrohet në një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit aventurier në rajon, me organizimin për herë të parë të Festivalit të Kampingut, që do të mbahet në fund të muajit qershor.

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik ka nisur përgatitjet për këtë ngjarje, e cila do të mbledhë mbi 200 kamperë nga vende të ndryshme të Evropës dhe rajonit, duke sjellë në qytet një atmosferë të veçantë kulturore dhe rekreative.

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Adem Morina, tha se ky festival është një mundësi e rëndësishme për promovimin e qytetit.

“Ky event pritet të mbledhë pjesëmarrës nga shumë shtete të rajonit dhe Evropës, duke e shndërruar qytetin tonë në qendër të aventurës dhe rekreacionit natyror”, u shpreh Morina, raporton PrizrenPress.

Ai shtoi se organizimi në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS” synon të krijojë një përvojë të veçantë për vizitorët.

“Prizreni do të jetë nikoqir i mbi 200 kamperëve, që do të sjellin me vete energji pozitive, kulturë dhe dashuri për natyrën”, theksoi ai.

Sipas tij, festivali do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në promovimin e turizmit lokal dhe në forcimin e imazhit të Prizrenit si destinacion kulturor dhe aventurier.

“Ky është një nga eventet që synon promovimin e Prizrenit si një qytet model të turizmit kulturor dhe aventurier”  përfundoi Morina.

Ngjarja do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme, muzikë dhe eksperienca në natyrë, duke krijuar një atmosferë unike për vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Lajmet e Fundit