Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të katërtën herë me radhë është organizuar aksioni solidar për dhurim vullnetar të gjakut në QMF–Gjonaj.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Numër i madh i banorëve të Hasit i janë përgjigjur sërish këtij aksioni, i cili po organizohet nga Rinia Hasjane në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së në Has.

Kryetari i kësaj organizate, Xhevdet Thaçi, organizimin për dhurimin e gjakut e konsideron një aksion human dhe të veçantë në nderim të dëshmorëve të Hasit.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Egzona Hoxhaj, nga këshilli organizativ i këtij aksioni, thotë se ky aktivitet i veçantë është mirëpritur nga banorët e Hasit, pasi ka rëndësi të veçantë për jetën e njerëzve, dhe se aksione të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen.

Naim Qenaj nuk ka hezituar që sërish t’i bashkohet këtij aksioni human, pasi, sipas tij, nuk është hera e parë që dhuron gjak për të ndihmuar ata që kanë nevojë dhe për t’iu shpëtuar jeta.

Ndryshe, ky aksion do të vazhdojë gjatë tërë ditës së sotme./tv prizreni

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Më Shumë

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit