19.8 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Krasniqi: Kurti s’e kërkon kompromisin, por vetëm aktron

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është deklaruar pas përfundimit të takimit të thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar rrugëdaljen nga kriza parlamentare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Krasniqi e cilësoi takimin si një “aktrim” nga ana e Kurtit, duke thënë se ai ishte i motivuar vetëm për të përmbushur formalisht një detyrim që Kushtetuesja ia ngarkon për konsultime në mirëbesim.

“Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm, sepse përkundër faktit se situata s’është e njëjtë, Kurti është i njëjtë. Mentaliteti imponues vazhdon të jetë për të më i rëndësishëm se sa gjetja e zgjidhjes dhe përfundimi i bllokadës”, deklaroi Krasniqi.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e Vetëvendosjes për refuzimin e votimit të fshehtë në komisionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke e konsideruar si një tjetër shenjë të mungesës së vullnetit për kompromis.

Takimi i liderëve u mbajt në kuadër të përpjekjeve për konstituimin e Kuvendit të ri, të cilin Kushtetuesja ka urdhëruar të realizohet brenda 30 ditësh nga aktgjykimi i fundit. Megjithatë, kriza politike mbetet e pazgjidhur.

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kurti i fton në takim të përbashkët liderët e partive politike

Kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e partive politike pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur...

Arrestohet vjehrri në Rahovec, dyshohet se ngacmoi seksualisht nusen e djalit

Është arrestuar një person në Rahovec nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit të tij – rast ky që ka tronditur opinionin...

Lajmet e Fundit