4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë me këtë traditë është ai i Isuf Çollakut.

KLIKO LINKUN:https://www.facebook.com/share/v/1LzpdpitHk/

Ai ishte jo vetëm një mjeshtër i furrës, por edhe një figurë që me përkushtim e punë të ndershme, e bëri zanatin e bukës një pjesë të pandashme të identitetit lokal.

I lindur më 11 qershor 1911 në Zym të Hasit, Isufi rridhte nga një familje që brez pas brezi kishte ushtruar zanatin e bukëpjekësit. Ende në moshë të njomë, vetëm 10 vjeç, ai u fut në furrën e babait të tij, duke e marrë përgjegjësinë mbi supe për ta vazhduar këtë zeje të vjetër në kohë të vështira. Për shkak të angazhimit të hershëm në punë, nuk pati mundësi të shkollohej si fëmijë, por gjatë shërbimit ushtarak mësoi të lexojë e të shkruajë, dëshmi e përpjekjes së tij për përmirësim të vazhdueshëm.

Furra e familjes Çollaku u bë me kohë një pikë referimi për qytetarët e Prizrenit. E njohur për cilësinë e bukës dhe shërbimin e ndershëm, ajo vazhdon të jetë e pranishme edhe sot, si trashëgimi e një zanati që nuk është shuar dhe që i ka dhënë bukë e nder shumë familjeve.

Isuf Çollaku ndërroi jetë në vitin 1981 në Prizren, por emri dhe vepra e tij jetojnë në kujtesën e qytetit dhe në erën e bukës që ende del nga furra që mbart emrin e familjes së tij.

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit

Pritjet në hyrje-daljet për Kosovë gjatë mëngjesit të sotëm janë regjistruar të qeta.   Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet deri në 10 minuta janë...

Digjet një shtëpi në Prizren, humb jetën një foshnjë

Një zjarr ka përfshirë një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, ku si pasojë ka humbur jetën një...

Lajmet e Fundit