10.3 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

DKA në Suharekë ndan lavdata për nxënësit e dalluar në gara shkollore

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka organizuar sot një ceremoni rasti, ku janë ndarë lavdata për nxënësit që kanë arritur suksese të veçanta në gara komunale, rajonale dhe nacionale gjatë vitit shkollor 2024/2025, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, në këtë aktivitet morën pjesë drejtues të komunës, prindër, mësimdhënës dhe nxënës të dalluar, të cilët u vlerësuan për përkushtimin, punën dhe rezultatet e arritura në lëmi të ndryshme të arsimit.

“Nxënësit u nderuan për sukseset e tyre në garat e: Gjuhës Shqipe, Matematikës, Fizikës, Kimisë dhe Robotikës, duke dëshmuar për nivelin e lartë të përgatitjes dhe angazhimit të tyre”, thuhet në njoftimin e komunës.

Nënkryetarje e Komunës dhe drejtori i Arsimit, në fjalët e tyre, uruan nxënësit për sukseset e arritura, duke i inkurajuar që të vazhdojnë me përkushtim edhe në të ardhmen. Po ashtu, falënderuan mësimdhënësit dhe prindërit për mbështetjen dhe përkushtimin që po japin në zhvillimin e brezit të ri./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit: Lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet as para dyerve të prokurorisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të raportojnë çdo provë inkriminuese ndaj prokurorëve apo zyrtarëve...

Arrestohet një person në Prizren për kanosje ndaj policit

Një person është arrestuar pas një incidenti në "Kthesën e Buqes" në Prizren, ku dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë shqiptuarjes së...

Lajmet e Fundit