7.4 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Kryeziu: Për ribashkimin e LDK-së di vetëm Astrit Haraqija, trashëgimia politike e Rugovës s’është në rrezik

Eqrem KryeziuAnëtari i Kryesisë së LDK’së, Eqrem Kryeziu ka ironizuar me deklaratën e Astrit Haraqisë, i cili tha se Ukë Rugova nisi mbrëmë projektin e tij për rikthimin e njerëzve në LDK, duke përfshirë edhe bashkimin e Isa Mustafës me Fatmir Sejdiun.

Eqrem Kryeziu ka thënë për Express se për këtë nismë ka njohuri vetëm Astrit Haraqija.

Ai ka thënë se është aventurë e madhe të komentohet një deklaratë e tillë.

“Është e pamundshme të komentohen gjërat për te cilat ka njohuri vetëm Astrit Haraqija.

Për moshën time, kjo do të ishte aventurë e madhe”, ka thënë Kryeziu për Express.

Duke komentuar arrestimin e djalit të Ibrahim Rugovës, Kryeziu ka thënë se është zhgënjyese dhe dëshpëruese, por askush s’duhet të frikësohet për trashëgimin politike të Rugovës.

“Sigurisht që lajmet e tilla zhgënjejnë njerëzit. Kam parë reagimet e njerëzve, të cilët, kryesisht, dëshpërohen dhe kane drojë për trashëgiminë politike të Presidentit të ndjerë.

Në këtë pikëvështrim them se trashëgimia e Rugovës nuk është peng e njerëzve të gjallë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Astrit Haraqija ka thënë se Ukë Rugova posa t’i kryen procedurat në EULEX do të rinisë misionin e tij për ribashkimin e anëtarëve të LDK’së.

Ndryshe, sot, EULEX’i ka arrestuar djalin e Ibrahim Rugovës, Ukën, si të dyshuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim të autoritetit.

Uka është në ndalin policor prej 48 orësh.

Më Shumë

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Prizreni pret derbin e madh: Liria sfidon lideren Vushtrria

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Ligës së Parë të Kosovës, ku Liria pret lideren...

Lajmet e Fundit