5.8 C
Prizren
E shtunë, 21 Shkurt, 2026

Shqiptari kandidat për Kongresin Amerikan

Emin Eddie EgriuMërgata Shqiptare për Maqedoni mbështet fuqishëm kandidaturën e shqiptarit Emin Eddie Egriu për përfaqësimin e shqiptarëve në Kongresin Amerikan.

Mërgata apelon te të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, “të japin kontributin e tyre për të bërë të mundshme që Emini të përfaqësojë edhe shqiptarët në Kongresin Amerikan”!

“Një zë i shqiptarit në Kongres do me thënë shumë, një zë i një shqiptari në Kongres mund të ndryshojë shumë gjëra të cilat ne na qëndrojnë pingul mbi kokë duke mos mundur t’i realizojmë me dekada të tëra”, thuhet në komunikatën e Mërgatës shqiptare në SHBA.

“Ky zë numrin e dekadave e redukton në vite, prandaj fuqia e zërit të një shqiptari në Kongresin Amerikan është shumëfish më e fuqishme për të realizuar aspiratat tona! Ftojmë artistët tonë në SHBA, Eliza Dushku, James Belushi, Stan Dragoti, Agim Kaba (aktor në SHBA), James Biberi (aktor në SHBA) gjithashtu thërrasim të gjithë personat publik si këngëtarët, modelet, Emina Cunmulaj (modele e njohur në SHBA) dhe shumë artistë tjerë të cilët do të bënin të mundshme që Emini të jetë më afër se kurrë Kongresit Amerikan!”, thuhet në komunikatë.

“Ftojmë mediet e të gjitha llojeve (tv, gazetat, portalet informative, portalet socilae etj) në tokat shqiptare, t’i kushtojnë vëmendje dhe përkushtim kandidaturës së Eminit për Kongresin Amerikan, kemi nevojë për ju të nderuar përfaqësues të medieve, ngase vetëm bashkë mund të realizojmë atë që synojmë! Emini në Kongresin Amerikan do të ishte pasuria më e madhe të cilën ne mund të imagjinojmë aktualisht, prandaj mos kurseni mundin”, përfundon komunikata e Mërgatës shqiptare në SHBA.

Më Shumë

Zhduket 14 vjeçarja nga Rahoveci – Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se është raportuar zhdukja e një vajze të mitur Alisiana Shala nga komuna e Rahovecit,...

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të pandehurve, F.B....

Lajmet e Fundit