Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Florent Ukaj, ka reaguar ndaj interpretimeve të fundit lidhur me një nga pikat që pritet të shqyrtohet në mbledhjen e nesërme të Kuvendit Komunal.
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Përmes një sqarimi zyrtar, Ukaj ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për asnjë rritje të barrës financiare për qytetarët, por për një rregullim administrativ.
Sipas drejtorit Ukaj, propozim-vendimi synon shfuqizimin e mundësisë së pagesës me këste për taksat administrative për leje ndërtimore dhe rrënimi, një masë kjo që ishte aplikuar si lehtësim i përkohshëm gjatë periudhës së pandemisë.
“Nuk bëhet fjalë për rritje të taksave. Propozim-vendimi ka të bëjë vetëm me shfuqizimin e mënyrës së pagesës me këste për taksat administrative – një masë e vendosur në kohë pandemie. Nuk rritet asnjë tarifë dhe nuk vendoset asnjë barrë e re” njofton Ukaj.
Sipas tij, Komuna e Prizrenit vazhdon të mbetet një nga komunat me taksat më të ulëta në nivel vendi sa i përket fushës së urbanizmit, duke kërkuar nga qytetarët që të bazohen vetëm në informacionet zyrtare për të shmangur keqkuptimet./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
