8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Kastrati: Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zgjasë gjatë gjithë muajit prill në tërë territorin e komunës.

Aksioni i përgjithshëm është hapur sot në mënyrë simbolike nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili tha se synimi kryesor është ngritja e vetëdijes qytetare për ruajtjen e ambientit dhe përmirësimi i gjendjes mjedisore.

“Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend”, tha kryetari Kastrati gjatë hapjes së aksionit, raporton PrizrenPress.

Me vendim të kryetarit të komunës është formuar Taskforca komunale, e udhëhequr nga nënkryetari Vesel Krasniqi, me qëllim koordinimin e aktiviteteve në terren dhe përfshirjen e të gjitha institucioneve relevante lokale.

Në aktivitet morën pjesë drejtorë komunalë, zyrtarë të komunës, përfaqësues të institucioneve lokale, përfaqësues të shkollave, Bashkësia Islame dhe institucione të tjera, ndërsa mbështetje ofroi edhe ndërmarrja “Eko-Regjioni”.

Në kuadër të aksionit ka nisur edhe largimi i një deponie ilegale të mbeturinave inerte në rrugën Banjë–Senik, ku është vendosur edhe sinjalistika që ndalon hedhjen e mbeturinave. Aksioni është mbështetur edhe nga biznese lokale që kanë ofruar makineri për pastrimin e terrenit në mënyrë vullnetare./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

S’ka pushim për Drinin e Bardhë, fokusi te sfida e radhës në Pozheran

KF Drini i Bardhë nuk ka humbur kohë pas fitores së fundit, pasi skuadra ka vijuar menjëherë me përgatitjet për ndeshjen e ardhshme, raporton...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit