11.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Thaçi në ‘Euronews’: Kam qenë larg nga frontet e luftës

Thaçi ne EuronewsKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka pranuar në EuroNews se roli i tij në luftën çlirimtare nuk ka qenë në vijën e parë të frontit.

“Unë kam qenë larg fronteve të luftës. Lufta ime ka qenë politike. Ne e kemi mundur Serbinë bashkë me bashkësinë ndërkombëtare dhe kjo ka qenë fitore e madhe”, ka thënë Thaçi kur është pyetur nëse ka vrarë vetë ose ka dhënë urdhër për të vrarë dikë, transmeton KTV.

Ai është pyetur edhe për akuzat e Dick Martyt për organet.

“Kurrë nuk kam dhënë urdhër që kanë shkelur ligjet ndërkombëtare. Ne kemi thyer ligjet e Miloseviqit, që kanë qenë diskriminuese. Sa u përket akuzave për organet, për herë të parë kam dëgjuar nga raporti i Dick Martyt. Kurrë nuk besoj se ndonjë ushtar i UÇK-së ka marrë organe të civilëve. Është një tregim fanatastiko-shkencor që nuk mund ta besoj. Askush nuk e beson”, ka thënë Thaçi.

Ai e ka vlerësuar si momentin më të vështirë nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë duke thënë se Kosova e Serbia nuk janë mësuar të jetojnë në paqe. Kryeministri i Kosovës është pyetur edhe për krimin e korrupsionin e lartë, por tha se vendi ka shënuar progres në luftimin e tyre.

Thaçi ka pohuar se partia e tij do të vazhdojë të udhëheqë me Kosovën edhe pas zgjedhjeve parlamentare të këtij viti.

Më Shumë

Sulmoi fizikisht një zyrtar, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili u arrestua më 26.04.2026...

Punimet në rrugën Korishë-Kabash, Basha: Do të nxisë zhvillimin lokal dhe turizmin

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Korishë–Kabash, një projekt infrastrukturor me vlerë 4.1 milionë euro dhe gjatësi prej 6.7 kilometrash. Lajmin e ka bërë...

Lajmet e Fundit