13.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Artistët: Fisnik Ismaili po e trajton “NEWBORN”-in si pronë private

NewbornUshtarakArtistët janë kundër që “Newborn-it” t’i ndërrohet pamja çdo vit. Ata thonë se autorësia është e Fisnik Ismailit edhe siç dihet kjo, por pronësia më nuk është e tij.

Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ata thonë se vepra të tilla nëpër botë kanë mbetur ashtu siç janë duke mos u ndërhyrë në to.

Të tillë shembuj janë monumenti “IAMSTERDAM” dhe “LOVE”.

“Monumenti nuk ndërrohet çdo vjet. Ose është vepër arti, që do të duhej të shkruhej se do të evoluojë çdo vjet. Pronësia më nuk është e Fisit. Fisi nuk është autori. Mendoj se nuk duhet ndërhyrë në hapësirë publike pa u diskutu. Neëborn, është monument, por nuk e di më a është monument sepse në çdo vit është ndërhyrë në të. Monumente të tilla nëpër botë nuk janë ndryshuar. Kemi shembullin e IAMSTERDAM në Holandë dhe shembuj të tjerë në botë. Forma e Newbornit do të duhej të ndryshohej”, thotë artisti Alban Muja, shkruan Express.

Por Finsnik Ismaili thotë se vet destinimi i monumentit ka qenë ndërhyrja.

“Destinimi i monumentit ka qenë ndërhyrja. Aty kanë ndërhyrë 100 mijë njerëz, tash ti atë po e quan ilegale. Kjo e dallon nga IAMSTERDAM dhe LOVE. Newborni është maru për njerëz me u shprehë. Forma mbetet e njëjtë, pamja ndryshon”, thotë autori i Newborn, Fisnik Ismaili.

Ndërkaq Albert Heta, artist, vlerëson se do të duhej që të njiheshim me kontratën që të shohim se e kujt është pronësia.

“Ne nuk e kemi parë asnjëherë kontratën a i ka kaluar pronësia shtetit. Por problemet nuk fillojnë këtu. Fisi shpesh ka ndërruar qëndrim dhe gjërat nuk janë shumë të qarta. Pjesa e nënshkrimit natën kur është shpalosë ky objekt sepse me ligj të trashëgimisë ky ende nuk është monument. Më tepër mundet me u trajtu me ligjin e ndërtimit se atë të trashëgimisë. Ne nuk e dimë ende as prej autorit, as prej qeverisë, as prej komunës çështjen për kontratë për shembull për hapësirën. Apo a është ky objekt me qera, apo këtë objekt e ka ble qeveria. Mendoj se gabimi i parë është me ly. Fisi po tenton me ly prapë. Fisi për mua po e privatizon objektin i cili iu ka dhënë popullit. Kur ka nënshkruar “Aulona e famshme”, ajo është filluar të linçohet. Të gjithë nëpër Facebook e kanë kërkuar se kush ishte ajo. Ajo është ndjekur”, thotë Albert Heta.

“Mua përkundrazi Aulona m’u ka dokë simpatike sepse e theu akullin duke nënshkruar”, thotë Ismaili.

Ndërsa avokati Dastid Pallaska, iu ka qasur kësaj çështjeje duke u bazuar në Ligjin për të Drejtat e Autorit.

Ndërkaq Haxhi Mehmetaj, ish drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve ka thënë se do të duhej të merrej si nismë për të propozuar “Newbornin” si monument. Mendoj se i plotëson kriteret, pa e minimizuar edhe rolin artistik.

Më Shumë

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit