Dorasin e Senaviçiusit e “shpëtoi” statusi i kandidatit

eulexi i vrarNë dhjetor të vitit të kaluar i dyshuari kryesor për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it Andrius Senaviçius ka qëndruar në veri të Kosovës.
I dyshuari, (emër i njohur për redaksinë v.j.) është identifikuar para disa muajsh në bazë të hetimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Gazeta Tribuna ka mësuar rezultatet e hetimeve por edhe një ngjarje që e ka pamundësuar arrestimin e këtij të dyshuari. Për të ndalur operacionin e kapjes së tij kishin ndërhyrë Brukseli dhe Beogradi.

Burime të gazetës kanë shpjeguar në kushte anonimiteti se Brukseli kishte kërkuar kohë, pasi që një akt i tillë do t`i qiste “hije të zezë” raportit të përfaqësues së lartë të BE-së Catherine Ashton për shtetet anëtare, raport ku ajo në superlativ kishte vlerësuar sjelljet e Beogradit dhe Prishtinës gjatë dialogut.

Veç kësaj, zyrtarët në Bruksel, sipas burimeve të gazetës, janë frikësuar se pas zbulimit të identitetit të të dyshuarit, Serbia nuk do të mund ta merrte miratimin e shteteve anëtare për statusin e kandidatit. Frika kryesore ka qenë se kundër nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Serbisë do të votonte vetë Lituania, shteti prej nga ka ardhur doganieri që u vra në veri të Kosovës

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Lajmet e Fundit