Tragjedia në Malishevë: Përcillen në banesën e fundit tre anëtarët e familjes Berisha

Tre anëtarë të familjes Berisha nga fshati Gurbardh janë përcjellë sot për në banesën e fundit, pasi humbën jetën tragjikisht si pasojë e zjarrit që përfshiu banesën e tyre në një objekt banimi kolektiv në Malishevë.

Viktimat e kësaj tragjedie janë Ilir Berisha dhe dy fëmijët e tij, Kujtim dhe Naile Berisha, humbja e të cilëve ka shkaktuar dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe mbarë komuniteti, raporton PrizrenPress.

Në ceremoninë mortore morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, stafi i shkollës “Ibrahim Mazreku”, ku vijonin mësimin dy fëmijët, si dhe një numër i madh qytetarësh, të cilët u bashkuan për të ndarë dhimbjen me familjen Berisha dhe për t’u dhënë lamtumirën e fundit.

Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi, ka shprehur ngushëllimet për familjen, duke theksuar se “kjo tragjedi ka prekur thellë qytetarët e Malishevës, duke lënë pas një ndjenjë të thellë pikëllimi dhe solidariteti me familjen dhe të afërmit e viktimave”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dhe fëmijët

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor me qytetarët e Suharekës, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë. Gjatë këtij tubimi u shpalos programi...

Lajmet e Fundit